Radioja FM
Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe
jo nga antena e pajisjes celulare. Që
radioja FM të funksionojë siç duhet,
nevojitet që me pajisjen të lidhet një kufje
ose pajisje ndihmëse e pajtueshme.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të
lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni
muzikë në një nivel mesatar dhe mos e
mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke
përdorur altoparlantin.
Zgjidhni
Meny
>
Muzika
>
Radio
.
Kërkimi i një stacioni fqinj
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të
majtë ose në të djathtë.
Ruajtja e një stacioni
Akordohuni në stacionin e dëshiruar dhe
zgjidhni
Opsionet
>
Ruaj kanalin
.
Ndërrimi i stacioneve të ruajtura
Lëvizni majtas ose djathtas për të
ndërruar stacionet ose shtypni tastin e
numrit përkatës, të vendndodhjes në
kujtesë të një stacioni të dëshiruar.
Rregullimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
Lënia e radios të luajë në sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
Mbyllja e radios
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.
Muzika 21
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.