
Media player
Pajisja juaj përfshin një media player (shq.
luajtës mediash), për të dëgjuar këngë ose
skedarë të tjerë zanorë MP3 ose AAC.
Paralajmërim:
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të
lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin. Dëgjoni
muzikë në një nivel mesatar dhe mos e
mbani pajisjen pranë veshit kur jeni duke
përdorur altoparlantin.
Zgjidhni
Meny
>
Muzika
>
Muzika ime
.
Nisja ose pezullimi i luajtjes
Shtypni tastin e lëvizjes.
Kapërcimi në fillim të këngës aktuale
Lëvizni majtas.
Kapërcimi në këngën e mëparshme
Lëvizni dy herë majtas.
Kapërcimi në këngën pasuese
Lëvizni djathtas.
Rimbështjellja e këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të
majtë.
Përparimi i shpejtë i këngës aktuale
Mbani të shtypur tastin e lëvizjes në të
djathtë.
Rregullimi i volumit
Lëvizni lart ose poshtë.
20 Muzika
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Heshtja ose çheshtja e media player-it
Shtypni #.
Lënia e media player-it të luajë në
sfond
Shtypni tastin e mbylljes.
Mbyllja e media player-it
Mbani të shtypur tastin e mbylljes.