Mesazhet multimedia
Një mesazh multimedia mund të
përmbajë tekst, fotografi dhe audioklipe
ose videoklipe.
Vetëm pajisjet që kanë funksione që
përputhen midis tyre, mund të marrin dhe
të shfaqin mesazhe multimedia. Shfaqja e
një mesazhi mund të ndryshojë në varësi
të pajisjes marrëse.
Rrjeti celular mund ta kufizojë madhësinë
e mesazheve MMS. Nëse fotografia e futur
e kalon këtë kufi, pajisja mund ta
zvogëlojë që të mund të dërgohet me
MMS.
I rëndësishëm: Kujdes kur të hapni
mesazhet. Mesazhet mund të përmbajnë
programe keqdashëse ose mund të
dëmtojnë pajisjen ose kompjuterin tuaj.
Për disponueshmërinë dhe abonimin në
shërbimin e mesazheve multimedia
(MMS), kontaktoni me ofruesin e
shërbimit tuaj.