
Mesazhet me tekst
Pajisja juaj mbështet mesazhet me tekst
që e kalojnë kufirin për një mesazh të
vetëm. Mesazhet që e kalojnë kufirin
dërgohen si dy ose më shumë mesazhe.
Tarifa e ofruesit tuaj të shërbimit mund të
jetë në përputhje me numrin e
mesazheve. Shkronjat me thekse, shenjat
e tjera ose disa opsione të gjuhës, zënë më
shumë hapësirë dhe e kufizojnë numrin e
shkronjave që mund të dërgohen në një
mesazh të vetëm.
Shfaqet numri total i karaktereve të
mbetura dhe numri i mesazheve që
nevojiten për dërgim.
Për të dërguar mesazhet, duhet të ruhet
në pajisjen tuaj numri i saktë i qendrës së
mesazheve. Normalisht ky numër
cilësohet në mënyrë standarde nëpërmjet
kartës suaj SIM.
Për ta cilësuar me dorë numrin, veproni si
më poshtë:
1 Zgjidhni
Meny
>
Mesazheri
>
Më
shumë
>
Cilësim. e mesazhit
>
Mesazhet tekst
>
Qendra e
mesazheve
.
2 Futni emrin dhe numrin e dhënë nga
ofruesi juaj i shërbimit.
16 Navigimi i menyve
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.