
Mbroni pajisjen tuaj nga përmbajtje të
dëmshme
Pajisja juaj mund të jetë e ekspozuar ndaj
viruseve dhe përmbajtjeve të tjera të
dëmshme. Merni masat e mëposhtme
parandaluese:
•
Kini kujdes kur të hapni mesazhet. Ato
mund të përmbajnë programe
keqdashëse ose mund të dëmtojnë
pajisjen ose kompjuterin tuaj.
•
Kini kujdes kur pranoni kërkesa për
lidhje, shfletoni internetin ose
shkarkoni përmbajtje. Mos pranoni
lidhje me Bluetooth nga burime që
nuk i besoni.
•
Instaloni dhe përdorni vetëm
shërbime dhe softuerë nga burime që
i besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe
siguri të përshtatshme.
•
Instaloni programe antiviruse dhe
programeve të tjera mbrojtëse në
pajisjen tuaj dhe në çdo kompjuter të
lidhur. Përdorni vetëm një aplikim
antivirus në një kohë të caktuar.
Përdorimi i më shumë mund të
ndikojë në rendimentin dhe
funksionimin e pajisjes dhe/ose
kompjuterit.
•
Nëse hyni në preferenca dhe lidhje të
parainstaluara të faqeve të internetit
të palëve të treta, merrni masat e
duhura. Nokia nuk i miraton dhe nuk
mban asnjë përgjegjësi për faqe të
tilla.