Ricikloni
Kur kjo pajisje të arrijë fundin e
jetëgjatësisë funksionale, të gjithë
materialet e saj mund të rikuperohen si
materiale dhe energji. Për të garantuar
hedhjen dhe ripërdorimin e saktë, Nokia
bashkëpunon me partnerët e saj
nëpërmjet një programi të quajtur
We:recycle.Për informacione se si të
ricikloni produktet tuaja të vjetra Nokia
dhe se ku të gjeni pikat e grumbullimit,
shkoni te www.nokia.com/werecycle, ose
duke përdorur një pajisje celulare,
nokia.mobi/werecycle, ose telefononi
Qendrën e Kontaktit të Nokia-s.
Ricikloni ambalazhin dhe udhëzuesit e
përdorimit në programin lokal të
riciklimit.
Simboli i koshit me rrota, i shënuar me
kryq në produktin tuaj, në bateri, në
udhëzues ose në paketim, ju kujton se të
gjitha produktet elektrike dhe
elektronike, bateritë dhe akumulatorët,
duhet të dërgohen në një pikë të veçantë
grumbullimi kur dalin jashtë përdorimit.
Kjo kërkesë vlen për Bashkimin Evropian.
Mos i hidhni këto produkte ashtu si
mbeturinat e përbashkëta të
paseleksionuara. Për më tepër
informacion rreth karakteristikave
mjedisore të pajisjes suaj, shikoni në
www.nokia.com/ecodeclaration.