
Pajisjet ndihmëse
Paralajmërim:
Përdorni vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të
miratuara nga Nokia për përdorim me këtë model të veçantë.
Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të bëjë të pavlefshëm çdo
miratim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm. Në
veçanti, përdorimi i baterive ose i ngarkuesve të pamiratuar
mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi, rrjedhjeje ose
rreziqe të tjera.
Për disponimin e pajisjeve ndihmëse të miratuara, luteni të
pyesni shitësin tuaj. Kur shkëputni kordonin elektrik të
pajisjeve ndihmëse, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.