
Mbi Menaxhimin dixhital të të drejtave
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe
respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e
ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit.
34 Informacioni për produktin dhe sigurinë
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbrojtja e të drejtave të autorit mund t'ju parandalojë të
kopjoni, modifikoni ose transferoni imazhe, muzikë dhe
përmbajtje të tjera.
Pronarët e përmbajtjes mund të përdorin lloje të ndryshme
teknologjish të menaxhimit dixhital të të drejtave (DRM) për
të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe
të drejtat e autorit. Kjo pajisje shfrytëzon lloje të ndryshme
programesh DRM, për të hyrë te përmbajtjet e mbrojtura me
DRM. Me këtë pajisje ju mund të hyni në përmbajtjen e
mbrojtur me WMDRM 10, OMA DRM 1.0, OMA DRM 1.0 bllokim
i parakohshëm dhe OMA DRM 2.0. Nëse disa programe DRM
nuk arrijnë ta mbrojnë përmbajtjen, pronarët e përmbajtjes
mund të kërkojnë që të shfuqizohet një aftësi e tillë e
programit DRM, për të hyrë në një përmbajtje të re të
mbrojtur me DRM. Shfuqizimi mund të parandalojë
përtëritjen e përmbajtjes së mbrojtur me DRM që është
tashmë në pajisjen tuaj. Shfuqizimi i programeve të tilla DRM,
nuk ndikon në përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur me lloje
të tjera DRM-je ose në përdorimin e përmbajtjes që nuk
mbrohet me DRM.
Përmbajtja e mbrojtur me menaxhimin dixhital të të drejtave
(DRM) shitet e shoqëruar me një licensë, e cila përcakton të
drejtat tuaja për përdorimin e përmbajtjes.
Metodat e tjera të transferimit mund të mos transferojnë
licencat që duhet të rikthehen me përmbajtjen, në mënyrë që
të mund të vazhdoni përdorimin e përmbajtjes së mbrojtur
me OMA DRM pas formatimit të kujtesës së pajisjes. Juve
mund t'ju duhet gjithashtu ta riktheni licensën, në rast se
prishen skedat që ndodhen në pajisjen tuaj.
Nëse pajisja juaj ka përmbajtje të mbrojtur me WMDRM,
licensa së bashku me përmbajtjen do të humbasin nëse
formatohet kujtesa e pajisjes. Ju mund të humbni licensën
dhe përmbajtjen edhe nëse prishen skedat që ndodhen në
pajisjen tuaj. Humbja e licensës ose e përmbajtjes, mund ta
kufizojë aftësinë tuaj për ripërdorimin e të njëjtës përmbajtje
në pajisjen tuaj. Për më tepër informacion, kontaktoni me
ofruesin tuaj të shërbimit.
Disa licenca mund të jenë të lidhura me një kartë të veçantë
SIM dhe në përmbajtjen e mbrojtur mund të hyhet vetëm nëse
karta SIM është futur në pajisje.