Kujdesuni për pajisjen tuaj
Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe
pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë
të mbroni të drejtën e garancisë.
•
Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të
gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë
minerale që gërryejnë qarqet elektronike. Në qoftë se
pajisja juaj laget, hiqni baterinë dhe lëreni pajisjen të
thahet.
•
Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura
ose me pluhur. Pjesët e lëvizshme dhe komponentët
elektronikë mund të dëmtohen.
•
Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta.
Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë
e pajisjes, të dëmtojnë baterinë si dhe të
shtrembërojnë ose shkrijnë pjesët plastike.
•
Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur
pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda
saj mund të krijohet lagështi që dëmton qarqet
elektronike.
•
Mos u përpiqni të hapni pajisjen ndryshe nga
ç’udhëzohet në udhëzuesin e përdoruesit.
•
Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë
pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin
e radioaparateve.
•
Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi
me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të
brendshme dhe mekanizmat.
•
Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm
një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.
•
Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë
pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e
duhur.
•
Fikni pajisjen dhe hiqni baterinë herë pas here për një
funksionim optimal.
•
Mos e vendosni pajisjen tuaj pranë magneteve ose
fushave magnetike.
•
Për të mbajtur të sigurta të dhënat tuaja të
rëndësishme, vendoseni në të paktën dy vende të
veçanta, si pajisjen, kartën e kujtesës ose kompjuterin,
ose shkruani informacione të rëndësishme.