Nokia C3 00 - Informacioni për vërtetimin (SAR)

background image

Informacioni për vërtetimin (SAR)
Kjo pajisje celulare i përmbush orientimet për

ekspozimin ndaj valëve të radios.

Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe

radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë kufirin

e ekspozimit ndaj radiovalëve që është rekomanduar nga

orientimet ndërkombëtare. Këto orientime janë zhvilluar nga

organizata e pavarur shkencore ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë

e sigurisë të projektuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë

personave, pavarësisht nga mosha dhe gjendja

shëndetësore.

Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një

njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit, ose

SAR. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-së është

2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë gram ind.

Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur pozicione

standarde të përdorimit, me pajisjen që transmeton në

nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë së saj, në të gjitha

zonat e testuara të frekuencave. Niveli aktual i SAR-it të një

pajisjeje në funksionim mund të jetë më poshtë se vlera

maksimale, sepse pajisja është projektuar për të shfrytëzuar

vetëm fuqinë e kërkuar për të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon

në varësi të një numri faktorësh si p.sh. nga distanca midis

jush dhe stacionit bazë të rrjetit.

Vlera më e lartë e SAR-it, sipas udhëzimeve të ICNIRP-së për

përdorimin e pajisjes në vesh është 1,09 W/kg.

Përdorimi i pajisjeve ndihmëse të pajisjes, mund të ketë si

rezultat ndryshimin e vlerave të SAR-it. Vlerat e SAR-it mund

të ndryshojnë në varësi të kërkesave kombëtare të raportimit

dhe testimit, si dhe bandës së rrjetit. Informacion shtesë për

SAR-in mund të jepet në informacionin e produktit në adresën

www.nokia.com.

Informacioni për produktin dhe sigurinë 37

© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

background image

DEKLARATA E KONFORMITETIT

Me këtë deklaratë, KORPORATA E NOKIA-s deklaron se ky

produkt RM-614 është në përputhje me kërkesat themelore

dhe dispozitat e tjera përkatëse të direktivës 1999/5/EC. Një

kopje të Deklaratës së Konformitetit mund ta gjeni në

adresën http://www.nokia.com/phones/

declaration_of_conformity/.

© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nokia, Nokia Connecting People dhe Navi janë marka tregtare

ose marka tregtare të regjistruara të Korporatës Nokia.

"Nokia tune" është shenja zanore e Korporatës Nokia. Emrat

e tjerë të produkteve dhe të shoqërive që janë përmendur

këtu, mund të jenë marka tregtare ose emra tregtarë të

pronarëve të tyre përkatës.

Ndalohet riprodhimi, transferimi, shpërndarja ose ruajtja e

një pjese ose e të gjithë përmbajtjes së këtij dokumenti në

çfarëdolloj forme, pa lejen paraprake me shkrim të Nokia-s.

Nokia zbaton një politikë të zhvillimit të vazhdueshëm. Nokia

ka të drejtën për të bërë ndryshime dhe përmirësime të

produkteve që përshkruhen në këtë dokument, pa njoftim

paraprak.

Includes RSA BSAFE cryptographic or security protocol

software from RSA Security.

Java and all Java-based marks are trademarks or registered

trademarks of Sun Microsystems, Inc.

Ky produkt është i licencuar nën Licencën e Portofolit të

Patentës MPEG-4 Visual (i) për përdorim personal dhe

jotregtar në lidhje me informacionet që janë koduar në

përputhje me Standardin MPEG-4 Visual nga një klient i

përfshirë në aktivitet personal dhe jotregtar dhe (ii) për

përdorim në lidhje me videon MPEG-4 të siguruar nga një

ofrues i licencuar i videos. Asnjë licencë nuk jepet apo të

nënkuptojë për përdorim tjetër. Informacione të tjera,

përfshirë informacione në lidhje me përdorimet reklamuese,

të brendshme dhe tregtare, mund të merren nga MPEG LA,

LLC. Shikoni http://www.mpegla.com.

NË SHKALLËN MAKSIMALE TË LEJUAR NGA LIGJI NË FUQI, NOKIA

OSE LICENSUESIT E SAJ NUK DO TË JENË NË ASNJË RAST

PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN E TË DHËNAVE OSE TË TË ARDHURAVE

OSE PËR ÇFARËDOLLOJ DËMTIMI TË VEÇANTË, TË RASTËSISHËM,

RRJEDHIMOR OSE TË TËRTHORTË SIDO QË TË JETË SHKAKTUAR.

PËRMBAJTJA E KËTIJ DOKUMENTI OFROHET "PA NDRYSHIM". ME

PËRJASHTIM TË RASTEVE KUR KËRKOHET NGA LIGJI NË FUQI, NUK

JEPET ASNJË LLOJ GARANCIE, E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR,

DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NGA GARANCITË E

NËNKUPTUARA TË TREGTUESHMËRISË DHE TË VOLITSHMËRISË

PËR NJË QËLLIM TË CAKTUAR, NË LIDHJE ME SAKTËSINË,

RREGULLSHMËRINË OSE PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI.

NOKIA REZERVON TË DREJTËN TA RISHIKOJË KËTË DOKUMENT OSE

TA TËRHEQË ATË NË ÇDO KOHË, PA NJOFTIM PARAPRAK.

Disponueshmëria e produkteve të caktuara dhe e aplikimeve

si dhe e shërbimeve për këto produkte, mund të ndryshojë

sipas rajonit. Kontaktoni me shitësin tuaj të Nokia-s për

hollësitë dhe disponueshmërinë e opsioneve të gjuhës. Kjo

pajisje mund të përmbajë artikuj, teknologji ose programe

që i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të eksportit nga SHB-

ja dhe vendet e tjera. Ndalohet shmangia nga këto rregulla

në kundërshtim me ligjin.

Aplikimet e palëve të treta të ofruara me pajisjen tuaj, mund

të jenë krijuar dhe mund të jenë pronë e personave ose

subjekteve që nuk kanë lidhje ose nuk janë filiale të Nokia-s.

Nokia nuk është pronare e të drejtave të autorit apo e të

drejtave të pronësisë intelektuale të aplikimeve të palëve të

treta. Kështu që, Nokia nuk mban asnjë përgjegjësi për

mbrojtjen e konsumatorit, për funksionalitetin e aplikimeve

ose për informacionin në aplikime apo këto materiale. Nokia

nuk jep asnjë garanci për aplikimet e palëve të treta.

DUKE PËRDORUR APLIKIMET, JU NJOFTOHENI QË APLIKIMET

OFROHEN PA NDRYSHIME, PA ASNJË LLOJ GARANCIE TË

SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR, PËR AQ SA LEJOHET

MAKSIMALISHT NGA LIGJI NË FUQI. PËR MË TEPËR NJOFTOHENI

SE, SI NOKIA ASHTU DHE FILIALET E SAJ NUK BËJNË ASNJË

PREMTIM APO GARANCI, TË SHPREHUR OSE TË NËNKUPTUAR,

DUKE PËRFSHIRË POR JO DUKE U KUFIZUAR TE GARANCITË E

TITULLIT, TREGTUESHMËRISË OSE VOLITSHMËRISË PËR NJË

QËLLIM TË CAKTUAR OSE QË APLIKIMET NUK DO TË SHKELIN

ASNJË PATENTË TË NJË PALE TË TRETË, TË DREJTAT E AUTORIT,

TË DREJTAT E MARKËS TREGTARE OSE TË DREJTA TË TJERA.

NJOFTIM I FCC/INDUSTRY CANADA
Pajisja juaj mund të shkaktojë ndërhyrje në TV ose në radio

(për shembull, kur përdorni një telefon në afërsi të pajisjes

marrëse). FCC-ja ose Industry Canada mund t’ju kërkojnë ta

38

background image

ndaloni përdorimin e telefonit tuaj nëse nuk mund të

eliminohet një ndërhyrje e tillë. Nëse keni nevojë për ndihmë,

kontaktoni me pikën tuaj lokale të shërbimit. Kjo pajisje

respekton fashikullin 15 të rregullave të FCC-së. Funksionimi

i nënshtrohet dy kushteve të mëposhtme: (1) Kjo pajisje nuk

mund të shkaktojë ndërhyrje të dëmshme dhe (2) kjo pajisje

duhet të pranojë çdo ndërhyrje që merr, duke përfshirë

ndërhyrje që mund të shkaktojnë funksionim të padëshiruar.

Çdo ndryshim ose modifikim i pamiratuar posaçërisht nga

Nokia, mund të shfuqizojë autoritetin e përdoruesit për të

përdorur këtë pajisje.

/Botimi 4.0 SQ

39