Shërbimet e rrjetit
Për përdorimin e pajisjes duhet të keni shërbim nga një
ofrues shërbimi celular. Disa funksione nuk disponohen në të
gjitha rrjetet; funksione të tjera mund të kërkojnë që të bëni
marrëveshje të posaçme me ofruesin tuaj të shërbimit për
përdorimin e tyre. Shërbimet e rrjetit përfshijnë
transmetimin e të dhënave. Pyesni ofruesin tuaj të shërbimit
për hollësi rreth çmimeve të rrjetit në vendlindjen tuaj ose
kur bëni roaming në rrjete të tjera. Ofruesi juaj i shërbimit
mund t’ju shpjegojë se çfarë tarifash do të aplikojë. Disa rrjete
mund të kenë kufizime, të cilat ndikojnë në mënyrën e
përdorimit nga ju të disa funksioneve të kësaj pajisjeje duke
kërkuar mbështetje nga rrjeti siç është mbështetja për
teknologjitë specifike si protokollet WAP 2.0 (HTTP dhe SSL)
që ekzekutohen në protokollet TCP/IP dhe karakteret e varura
nga gjuha.
Ofruesi juaj i shërbimit mund të ketë bërë kërkesë që në
pajisjen tuaj të nxjerrë jashtë përdorimit ose të mos
aktivizojë disa funksione të caktuara. Në këtë rast, këto
funksione nuk do të shfaqen në menynë e pajisjes suaj. Pajisja
juaj mund të ketë edhe elemente të përshtatura të tilla si
emrat e menyve, renditjen e menyve dhe ikonat.