
Rreth pajisjes suaj
Pajisja celulare e përshkruar në këtë udhëzues është e
miratuar për përdorim në rrjetet (E)GSM 850, 900, 1800 dhe
1900 MHz . Për më tepër informacion rreth rrjeteve,
kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
Pajisja juaj mund të ketë të parainstaluar faqeshenjues dhe
nyje për faqet e internetit të palëve të treta; dhe mund t'ju
lejojë të hyni në faqet e internetit të palëve të treta. Ato nuk
kanë lidhje me Nokia-n dhe Nokia nuk i miraton ose nuk mban
përgjegjësi për to. Nëse hyni në faqe të tilla interneti, merrni
masa për sigurinë ose përmbajtjen.
Paralajmërim:
Për të përdorur çfarëdolloj funksioni të kësaj pajisjeje, përveç
ziles së orës, pajisja duhet të jetë e hapur. Mos e hapni
pajisjen kur përdorimi i pajisjeve celulare mund të shkaktojë
ndërhyrje ose rrezik.
Kur përdorni këtë pajisje, zbatoni të gjitha ligjet dhe
respektoni zakonet vendore, fshehtësinë dhe të drejtat e
ligjshme të të tjerëve, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit.
Mbrojtja e të drejtave të autorit mund të parandalojë që disa
imazhe, melodi dhe përmbajtje të tjera të kopjohen, të
modifikohen ose të transferohen.
32 Mbrojtja e mjedisit
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Bëni kopje rezervë ose mbajeni shënim me shkrim të gjithë
informacionin e rëndësishëm të ruajtur në pajisjen tuaj.
Kur ta lidhni me ndonjë pajisje tjetër, lexoni udhëzuesin e
përdoruesit të asaj pajisjeje për udhëzime të detajuara të
sigurisë. Mos lidhni produkte që nuk përputhen.
Imazhet në këtë udhëzues mund të jenë të ndryshme nga
ekrani i pajisjes suaj.
Për informacion tjetër të rëndësishëm rreth pajisjes suaj,
shikoni udhëzuesin e përdoruesit.