
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Heqja pa rrezik. Gjithmonë mbylleni
pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin
përpara se të hiqni baterinë.
I rëndësishëm: Mos përdorni një kartë
SIM mini-UICC, të njohur po ashtu si kartë
mikro-SIM, apo një kartë mikro-SIM me një
përshtatës, ose një kartë SIM që ka një
çelës mini-UICC (shikoni figurën) në këtë
pajisje. Një kartë mikro-SIM është më e
vogël se karta standarde SIM. Kjo pajisje
nuk mbështet përdorimin e kartave
mikro-SIM dhe përdorimi i kartave SIM të
papërputhshme mund të dëmtojë kartën
ose pajisjen, dhe mund të dëmtojë të
dhënat e ruajtura në kartë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj, mund të
dëmtohen lehtësisht nga gërvishtjet ose
përkuljet, kështu që kujdes kur e mbani, e
futni ose e hiqni kartën.
1 Shtypni butonin e lëshimit të kapakut
të pasmë dhe hiqni kapakun e pasmë
(1, 2). Hiqeni baterinë (3).
2 Sigurohuni që zona e kontaktit e
kartës SIM të jetë e drejtuar poshtë,
dhe vendosni kartën SIM në mbajtësin
e kartës SIM (4, 5, 6).
3 Vendosni përsëri baterinë dhe
kapakun e pasëm (7, 8, 9).
Fillimi
7
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.