
Ngarkimi i baterisë
Bateria juaj është ngarkuar pjesërisht në
fabrikë. Nëse pajisja tregon se bateria
është e ngarkuar pak, bëni si më poshtë:
1 Lidheni ngarkuesin me një prizë në
mur.
2 Lidheni ngarkuesin me pajisjen.
3 Kur pajisja tregon se bateria është e
ngarkuar plot, shkëputeni ngarkuesin
nga pajisja, pastaj nga priza në mur.
Nuk është e nevojshme ta ngarkoni
baterinë për një kohë të përcaktuar dhe
mund ta përdorni pajisjen kur është duke
u ngarkuar. Nëse bateria është plotësisht
e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta
para se të shfaqet në ekran treguesi i
ngarkimit ose para se të mund të kryhen
thirrje.