
Kodet e hyrjes
Kodi i sigurisë ndihmon për të mbrojtur
pajisjen tuaj kundër përdorimit të
paautorizuar. Ju mund të krijoni dhe të
ndryshoni kodin, dhe ta cilësoni pajisjen
që të kërkojë kodin. Mbajeni kodin sekret
dhe në një vend të sigurt, të veçantë nga
pajisja juaj. Nëse harroni kodin ose nëse
pajisja juaj bllokohet, pajisja juaj do të
ketë nevojë për shërbim. Mund të
zbatohen tarifa shtesë dhe të gjitha të
dhënat personale në pajisjen tuaj mund të
fshihen. Për më shumë informacione,
kontaktoni me një pikë të Nokia Care ose
me shitësin e pajisjes suaj.
Kodi PIN i dhënë me kartën SIM, e mbron
kartën nga përdorimi i paautorizuar. Kodi
PIN2 i ofruar me disa karta SIM nevojitet
për t'u futur në disa shërbime të veçanta.
10 Fillimi
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nëse ju e jepni gabim kodin PIN ose PIN2
tre herë radhazi, juve ju kërkohet kodi PUK
ose PUK2. Nëse nuk i keni ato, kontaktoni
me ofruesin tuaj të shërbimit.
Moduli PIN kërkohet për të hyrë tek
informacioni në modulin e sigurisë së
kartës suaj SIM. PIN-i i nënshkrimit mund
të kërkohet për nënshkrimin dixhital.
Fjalëkalimi i bllokimit kërkohet kur
përdorni shërbimin e bllokimit të
thirrjeve.
Për të cilësuar mënyrën se si i përdor
kodet e hyrjes dhe cilësimet e sigurisë
pajisja juaj, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Siguria
.