
Futja e një karte microSD
Përdorni vetëm karta microSD të
përputhshme, të miratuara nga Nokia për
përdorim me këtë pajisje. Nokia përdor
standarde të miratuara industriale për
kartat e kujtesës, por disa marka mund të
mos përputhen plotësisht me këtë pajisje.
Kartat që nuk përputhen mund të
dëmtojnë kartën dhe pajisjen dhe mund
të prishin të dhënat që ruhen në kartë.
Telefoni juaj mbështet kartat microSD me
një kapacitet deri në 8 GB.
Me pajisjen mund të jepet një kartë e
përputhshme kujtese dhe mund të jetë e
futur tashmë në pajisje. Nëse jo, veproni
si më poshtë:
1 Hapeni mbulesën e folesë së kartës së
kujtesës.
2 Futeni kartën në folenë e kartës së
kujtesës, me sipërfaqen e kontaktit të
drejtuar lart dhe shtypeni derisa të
zërë vend.
3 Mbylleni mbulesën e folesë së kartës
së kujtesës.