Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni
pajisjen tuaj, duke përdorur valë radioje,
Cilësimet 27
© 2011 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
me një pajisje të përputhshme Bluetooth
ose pajisje ndihmëse që gjendet brenda
10 metrave (32 këmbëve).
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhje
>
Bluetooth
.
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
1 Zgjidhni
Emri i telefonit tim
dhe
futni një emër për pajisjen tuaj.
2 Zgjidhni
Bluetooth
>
Aktiv
. tregon
se lidhshmëria me Bluetooth është
aktive.
3 Për ta lidhur pajisjen tuaj me një
pajisje ndihmëse audio, zgjidhni
Lidh
paj. shtesë aud.
dhe pajisjen me të
cilën doni të lidheni.
4 Për ta parëzuar pajisjen tuaj me
cilëndo pajisje Bluetooth brenda
rrezes, zgjidhni
Pajisje të çiftuara
>
Shto pajisje të re
.
Shkoni te një pajisje e gjetur dhe
zgjidhni
Shto
.
Futni një kod kalimi (deri në 16
karaktere) në pajisjen tuaj dhe lejoni
lidhjen në pajisjen tjetër Bluetooth.
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë,
çaktivizoni funksionin Bluetooth ose
cilësojeni
Dukshmëria e telefonit
në
I
fshehur
. Pranoni komunikim me
Bluetooth vetëm nga ata të cilëve u
besoni.
Lidhja e kompjuterit tuaj personal me
internetin
Ju mund të përdorni teknologjinë
Bluetooth, për të lidhur me internetin
kompjuterin tuaj të përputhshëm pa
softuerin PC Suite. Pajisja juaj duhet të jetë
në gjendje të lidhet me internetin
(shërbim i rrjetit) dhe kompjuteri juaj
duhet të mbështesë teknologjinë
Bluetooth. Pasi të jetë lidhur me
shërbimin e pikës së hyrjes në rrjet (NAP)
të pajisjes dhe të jetë parëzuar me
kompjuterin tuaj, pajisja juaj hap
automatikisht një lidhje të paketës së të
dhënave me internetin.
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike
të Bluetooth 2,1 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: hyrja e përgjithshme, pa
duar, kufja, përcjellja e objekteve,
transferimi i skedarëve, rrjeti dial-up,
porta e serisë, hyrja në SIM dhe shkëmbimi
i përgjithshëm i objekteve. Për të siguruar
ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të
tjera që mbështesin teknologjinë
Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të
aprovuara nga Nokia për këtë model.
Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për
të përcaktuar nëse ato përputhen me këtë
pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji
Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë
dhe shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.