Lidhja me rrjetin WLAN
Ju mund të përdorni një rrjet me valë të
zonës lokale (WLAN) për t'u lidhur në
internet. Ju mund të kërkoni dhe të lidheni
me rrjetet e disponueshme, të ruani dhe
të menaxhoni rrjetet e preferuara dhe të
modifikoni parametrat e lidhjes.
Pajisja juaj mbështet verifikimin
automatik të pikave të hyrjes WLAN dhe
do të zbulojë automatikisht nëse ky lloj
verifikimi kërkohet për të hyrë në
internet, për shembull, në disa vende
publike.
Për të kursyer energjinë e baterisë,
mbyllni lidhjen tuaj WLAN kur nuk është
në përdorim. Nëse një lidhje WLAN nuk
përdoret për rreth 5 minuta, ajo mbyllet
automatikisht.
Çaktivizimi i Bluetooth mund të
përmirësojë qëndrueshmërinë e lidhjes
WLAN.
Funksionet që përdorin LAN celular, rrisin
konsumimin e baterisë dhe zvogëlojnë
jetëgjatësinë e saj.
Shënim: Përdorimi i WLAN mund të
jetë i kufizuar në disa shtete. Për
shembull, në Francë ju lejohet të përdorni
WLAN vetëm në ambiente të brendshme.
Për më shumë informacione, kontaktoni
me autoritetet tuaja lokale.